Portugalia “thyen” Spanjën dhe fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo në histori
Emri i Portugalisë do të gdhendet në sërish në trofeun e Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Sukses i arritur pas fitores ndaj Spanjës, me rezultatin që ishte 2-2 pas 120 minutave, ndërsa me penallti luzitanët triumfuan 5-3.
Cristiano Ronaldo, kapiteni 40-vjeçar i Portugalisë, ka fituar tashmë tre trofe ndërkombëtarë.
Dy trofe të Ligës së Kombeve të UEFA-s (2019, 2025) dhe Kampionati Evropian në vitin 2016.
Ai gjithashtu luajti një rol në rezultatin e Portugalisë, duke shënuar golin e rëndësishëm të barazimit në pjesën e dytë 2-2. Gol që e dërgoi ndeshjen në kohë shtesë dhe më pas në penallti.