“Porositi” vrasjen e motrës së ish-it të “Big Brother”, zbulohet autori

Motrat Berisha kanê qenë padyshim kryefjala e mediave prej ditësh. 

Antonela dhe Mariela janë me masë sigurie, pasi vetëm javën e shkuar u dorëzuan në polici, pas rrahjes dhe dhunës së ushtruar mbi Klea Prengën.

Gjyqtari vendosi “Arrest shtëpie” për Marielën dhe “Detyrim paraqitje” për Antonelën, pas dhunës ndaj blogeres.

Duket se kjo e fundit nuk është aspak e kënaqur me këtë vendim, ndaj edhe ka vijuar me denoncimet në rrjetet sociale. Ajo që nuk kishte sesi mos të vihej re ishte pikërisht akuza e rëndë që Mariela Berisha ka një denoncim edhe në Itali për dhunë.

Klea Prenga ka shkruar se Mariela Berisha ka një gjyq të hapur në Itali me një person të quajtur Arben Kasemi, i njohur si administratori i faqes së Instagramit “Vipat e Bllokut”.

Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022. Mariela e ka dhunuar Arbenin, pas disa postimeve që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale për të. Dhuna, në atë kohë nuk u bë publike, por Kasemi, e ka denoncuar në Itali Marielën, duke qenë se është shtetas rezident në vendin fqinj.

Në atë kohë edhe Antonela ka qenë e përfshirë në këtë konflikt të ashpër, por duket se ndaj saj nuk ka pasur një akuzë, duke qenë se në momentin e dhunës ajo nuk ka qenë prezente, por vetëm e motra dhe i afërmi i tyre.

Check Also

Nga shkopat e bejsbollit te grushtet ndaj familjes Caca! Shkëlqimi dhe rënia e fisit Rraja

Fisi Rraja ka treguar sërish forcën, duke sfiduar edhe njëherë policinë. Këtë herë janë bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *