Naim Murseli pranon se është i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura kundër tij në lidhje me vrasjen e Liridona Ademaj.
Në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ai ka konfirmuar edhe njëherë se nuk ka lidhje me ekzekutimin e bashkëshortes së tij. Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.
I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njohur Naimin.
Vetë Naim Murseli, siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e Liridonës, Tomë Dedaj, tha se ndjehet fajtor se ka shitur armën, gjithsesi u dënua me 5 vite burg. Gjatë seancës, u prezantuan edhe disa pamje nga nata fatale, ku u vra 30 vjeçarja, me gjyqin ku ishin të pranishëm familjarë edhe të Liridonës.