Porosia e veçantë e Flamur Nokës! Ja çdo ndodh me votat e Diasporës mbërritur nga Greqia

Vijon revolta e Partisë Demokratike mbi verdiktin e zgjedhjeve të 11 majit.

Përmes një mesazhi të veçantë, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u ka dhënë porosi të gjithë numëruesve dhe komisionerëve të Partisë Demokratike që të kundërshtohet çdo votë e mbërritur nga Diaspora në Greqi.

POROSIA E PLOTË:

Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve.

Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:

“Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.”.