Politikani republikan kërkoi dëbimin e saj, reagon Selena Gomez: Faleminderit për kërcënimin dhe…
Selena Gomez është kthyer në qendër të vëmendjes pas një reagimi të fuqishëm ndaj politikani republikan Sam Parker, i cili bëri një thirrje për dëbimin e saj pas një videoje ku ajo kritikonte politikat e emigracionit të Donald Trump. Në postimin e saj të mprehtë, Gomez nuk e la pa përgjigje thirrjen e Parker, duke i përgjigjur me humor dhe vetëdije sociale.
Këngëtarja dhe aktorja theksoi se reagimi ndaj politikave të tilla është natyral, por ajo nuk do të heshtë kur bëhet fjalë për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve. Pas reagimit të saj, Gomez ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve, duke risjellë në fokus historinë e emigrantëve, përfshirë atë të familjes së saj, dhe sakrificat që ata kanë bërë për të ardhur në Shtetet e Bashkuara.