Politika në mbështetje të kombëtares! Kryeministri Rama krah presidentit Duka, Balla pozon me ikonat kuqezi dhe trajnerin Gianni De Biasi

I pozicionuar në tribunën VIP, krah tij shihet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Rama është fotografuar i buzëqeshur, ndërsa bën tifo me shpresën që Shqipëria të dalë fitimtare në këtë ndeshje të Ligës së Kombeve.

Në tribunë është edhe Ministri, Taulant Balla. Ky i fundit ka postuar një fotografi krah ish-trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi dhe ikona tashmë, Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula.