Policisë i ikën Theodhori Gravani/ Drejtori që la Policinë pa uniforma dhe pa kilometrazh

Ditën e sotme vetingu në Policinë e Shtetit ka shkarkuar nga detyra Ish-drejtorin e shërbimeve mbështetëse në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Theodhori Gravani.

Gravani është personi që firmosi një nga tenderat më abuziv siç ishte ai i uniformave të Policisë së Shtetit, tender për të cilin kurrë nuk mbajti një përgjëgjësi po ashtu emri i i tij lidhet me automjetet e policisë të marra me koncesion, të cilat janë trajtuara herë pas here edhe nga mediat si të marra jo konform të ligjit dhe jo vetëm kaq, por me një kilometrazh shumë të ulët, ku shumicën e rasteve automjetet që përdoren nga Policia e Shtetit janë parë të parkuara përpara komisariateve apo drejtorive të policisë për shkak të mbarimit të kilometrazhit limit, të vendosura nga tenderat e firmosura dhe të bëra nga Theodhori Gravani.