Policia zbardh atentatin e dështuar ndaj Altin Halilit në Berat në 26 gusht, arrestohet 48 vjeçari Iliaz Toska

Policia ka zbardhur detaje sa i përket atentatit të dështuar ndaj Altin Halilit në Berat të regjistruar më 26 gusht.

Pesë ditë pas atentatit ndaj Altin Halilit në Berat, policia ka arrestuar një nga bashkëpunëtorët e autorit që tentoi të kryente vrasjen.

Policia thotë se në pranga është vënë një 48-vjeçar, i identifikuar si Iliaz Toska, i cili ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.

Nderkohe grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia ka arritur të arrestojë Iliaz Toskën, i cili sipas hetimeve ka rezultuar se ka ndihmuar autorët.

Në një komunikatë për shtyp nga Policia bëhet me dije se Iliaz Toska largoi autorët me makinë nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur mjeti i tyre.

 

 

Njoftimi i plotë:

Berat/Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e drejtuesit të automjetit.

Identifikohet, kapet dhe ndalohet, shtetasi që largoi nga vendi i ngjarjes ku dogjën autmomjetin, autorët që qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga 48-vjecari A. H.

Grupi i Posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbasditen e datës 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ka vijuar intensivisht veprimet e thelluara hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Berat, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë.

Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.

Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Sjell pasoja të rënda në shëndet, deri në humbje jete/ Kjo është droga e frikshme që po shpërndahet në Tiranë, vjen nga Serbia

Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë “Tempulli 4” i krijuar nga sektori kundër narkotikëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *