Policia shoqëron maqedonasen me probleme të shëndetit mendor: Familjarët të telefonojnë 112
- 5 October, 2023
Një shtetase maqedonase që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është gjetur e vetme në rrugë, në afërsi të Bashkisë Tiranë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 42-vjeçarja me inicialet S.Sh., u gjet rreth orës 17:30 të ditës së sotme dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
DVP Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ