Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”
- 15 May, 2025
Edhe pse ditën e nesërme do të zhvillohet Samitit i Komunitetit Politik Europian, Partia Demokratike është e vendosur në mbajtjen e protestës gjatë kësaj dite.
Policia i refuzoi lejen për protestë te Zogu i Parë, madje u ndryshua edhe posteri, por PD është e vendosur që t’i shkojë deri në fund ashtu siç lajmëroi në fillim.
Nesër protesta do të zhvillohet te Bulevardi Zogu i Parë, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00. Ky është njoftimi përfundimtar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ