Policia reagon për ngjarjen me dy të vdekur në Kavajë
Një ngajrje e rëndë është shënuar mbasditen e sotme në qytetin e Kavajës. Mësohet se në një lokal në qendër të qytetit për shkak të një konflikti, dy qytetarët, Edmond Gosa 43 vjeç nga Kavaja dhe Altin Rexha 43 vjeç nga Kukësi, kanë mbetur të vrarë, pasi kanë goditur njëri-tjetrin.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.