Policia me “dorë të hekurt”, merr me karrotrec makinat e parkuara gabim në qytetin e Vlorës

Policia e Vlorës vazhdon aksionin për largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të kundërligjshme ose kundravajtje .

Drejtuesi i Policisë së Vlorës Elidon Çela tha për Replikë se nuk do të ketë më asnjë tolerim por vetëm masa administrative.

Ndërsa bën me dije se përveç masës administrative heqjes së mjetit me karotrec do të ketë edhe ndjekje penale për drejtuesit e mjeteve që bllokojnë qarkullimin e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve.