Policia greke jep detaje: Roan Brahimi u ekzekutua për larje hesapesh në Shqipëri!

Policia greke ka dalë në përfundimin se 32-vjeçari shqiptar u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes për larje hesapesh në Shqipëri dhe jo në Greqi.

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e Roan Brahimit në mes të Athinës mbrëmjen e 9 majit.

Sipas asaj që mediat greke raportojnë mësohet se autoritetet kanë dalë në përfundimin se bëhet fjalë për hesapet por për aktivitetet që 32-vjeçari ka pasur në Shqipëri dhe jo në Greqi.

Roan Brahimi ishte duke udhëtuar mbrëmjen e së enjtes me një makinë luksoze Mercedes Benz A Class, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Katerina Beqos, ku drejt tyre u qëllua me breshëri plumbash.

Dy plumba kanë rezultuar fatale për Brahimin, një plumb që e kapi në kokë e një tjetër pak më poshtë.

Sipas medias greke autorët kanë pritur momentin e duhur për të vrarë 32-vjeçarin pasi nuk kanë dashur që të rrezikojnë djalin e tij. Sapo 7-vjeçari ka dalë nga makina dhe i është bashkuar fëmijëve në park për të luajtur, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku ndodhej viktima.

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit i kishin rezervuar atij edhe vendin e parkimit.

Përveç faktit që ata kishim mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë gruan dhe fëmijën e tij në Greqi, në pritje që Brahimi të bashkohej me ta, autorët ishin një hapa para edhe në ekzekutimin e ndodhur mbrëmje ne së enjtes.

Siç raportuan më herët dhe mediat greke autoritët ishin me motor, me skafanda në kokë.

Ata kishin aprkuar motorin e tyre për të zënë një vend parkimi dhe në momentin që 32-vjeçari u afrua me mjetin e tij ata i lëshuan vendin e parkimit dhe bënë një rrotullim në zonë.

Në momentin që u kthyen, Brahimi kishte parkuar dhe kishte hapur pak xhamin e makinës.

Një nga autorët nxori pistoletën dhe e qëlloi me dy plumba, njëri e zuri fatalisht në kokë. Gruaja që ndodhej me të vë, Katerina Beqo, humbi ndjenjat për një çast dhe në momentin kur odli nga makina ishte mbuluar nga gjaku i partnerit të saj.

“Dritarja ishte pak e hapur dhe e qëlluan nga aty. Ne po prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, tha partnerja e 32-vjeçarit.

Ndërkohë, vlen për tu theksuar së Roan Brahimi kishte një jetë të dyfishtë. Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tjerë jetonin në Shqipëri, ndërsa Beqo së bashku me djalin e mitur jetonin në Greqi.

Roan Brahimi fshhej në Dubai për shkak të hasmërive që kishte me grupet kriminale shqiptare. Ai kishte udhëtuar në disa shtete para se të shkonte në Greqi.

Kush ishte Roan Brahimi?

Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.

Së pari, ai ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri.

Po ashtu, ky 32 vjeçar është kërkuar të pyetet dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Milot pas kohë pas vrasjes së Brilant Martinaj.

Krahu i djathtë i Ervis Martinaj u qëllua me breshëri arme pranë shtëpisë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë, kurse shoku i tij, Klisman Preçi ndërroi jetë.

Në të dy rastet, Roan Brahimi nuk u arrit të ndalohej dhe të pyetjet. Familja mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje sepse ndodhej jashtë shtetit.