Policia gjermane heton 5 orë për një vrasje, del se është kukull seksi e djegur

Një incident i çuditshëm ka ndodhur në Bavari, ku policia gjermane kaloi pesë orë duke hetuar një “vrasje” të mundshme, përfundimi i së cilës ishte tejet i papritur. Ekipet e urgjencës u përfshinë në një operacion të gjerë pas raportimeve për një trup që po notonte në një kanal. Pjesa më e madhe e pajisjeve speciale u aktivizua, duke përfshirë mjekësinë ligjore, patologët dhe dronët me skanerë 3D.

Pas pesë orësh hetimesh intensive, hetuesit zbuluan se trupi misterioz nuk ishte një viktimë, por një kukull seksi e djegur rëndë, që kishte shkaktuar ngatërrimin. Ky incident është cilësuar nga mediat gjermane si një nga alarmet false më të çuditshme të vitit.

Comments

Leave a Reply