Policia gjen thikën që përdori vrasësi i 14-vjeçarit, Martin Cani

Gjendet thika dhe çanta e shkollës së 14-vjçarit që dyshohet se vrau Martin Canin.

Çanta dhe thika janë gjetur nga një qytetar mbrëmjen e sotme, në afërsi të Gjykatës së Apelit, afër rrugës së Elbasanit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku autori i dyshuar dhe viktima studionin.

Njoftimi i policisë :

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.