Policia gardh në parlament, Ambasadori i BE dhe eurodeputetët hyjnë në seancë
Nën masa të rrepta sigurie, ambasadori i BE, Silvio Gonzato mbërriti në Parlamentin shqiptar, aty ku prej orësh po bën protestë paqësore deputetë të Opozitës.
Policia e Shtetit me forca të shumta ka rrethuar Parlamentin, teksa vijon seanca plenare. Ndërkaq individ që protestojnë para Bashkisë së Tiranës me në krye deputetët e përjashtuar po marshojnë drejt Parlamentit.
Ambasadori Gonzato shkoi në parlament për të dorëzuar progress raportin.Iu desh të kalonte mes kangjella që Garda ka vendosur për të ndaluar deputetët e opozitës të përjashtuar pas djegies së karrigeve.
U duk sikur deputetët zunë derën, ndërsa garda e orientoi drejt derës anësore, por deputetja e PD-së Albana Vokshi, e orientoi për të hyrë nga dera kryesore. Në këtë moment u lirua hyrja dhe ambasadori hyri në godinë për t’i dorëzuar kryetares së kuvendit progres raportin.
View this post on Instagram