Policia “fshesë” parkimeve dysh! Kush guxon, rrezikon tre vjet burg

Parkimet e gabuara të makinave së fundmi janë një nga shkeljet që haset më shpesh në Tiranë.

Ekspertët e qarkullimit rrugor kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve që parkojnë në dy apo tre rradhë, duke shkelur Kodin Rrugor dhe duke u bërë burim aksidenti.

Sipas ndryshimit të kodit penal drejtuesit mund të rrezikojnë deri në tre vite burg për këtë shkelje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda, në një konferencë për shtyp e konsideroi si vepër penale parkimin e dyfishtë pasi cenon sigurinë e qytetarëve gjithashtu tha se ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet me çdo kusht.