Policia e Vlorës shkatërron rrjetin e drogës, arrestohet 48-vjeçari që fshihte kokainën në lokal, sekuestruan municion luftarak!
Policia e Vlorës ka shkatërruar një tjetër aktivitet të paligjshëm në fushën e narkotikëve, duke arrestuar një 48-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Pas një operacioni të koordinuar me inteligjencën policore, uniformat blu kanë shkuar në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, ku dyshohej se i arrestuari, L. T., po fshihte kokainë dhe e ndante atë në doza për shitje.
Gjatë kontrollit, janë gjetur 55 doza kokainë të paketuara dhe gati për shpërndarje. Po ashtu, në ambientet e lokalit janë gjetur edhe 10 fishekë luftarakë, të cilët janë sekuestruar menjëherë nga forcat e rendit.
Pas arrestimit, L. T. është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe përkapjen e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.