“Policia e Shtetit është familja jote e madhe“, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rrumbullaku: GËZUAR 8 MARSIN

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku iu ka dërguar një mesazh urimi, inkurajimi dhe mbështetjeje, vajzave dhe grave që japin kontributin e tyre në Policinë e Shtetit, në shenjë vlerësimi për profesionalizmin dhe fisnikërinë që transmetojnë çdo ditë gjatë përmbushjes së detyrave të tyre:

“Përshëndetje!

Në cilësinë e kolegut, me të cilin bashkëndan sfidat e misionit të Policisë së Shtetit dhe si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të uroj GËZUAR 8 MARSIN!

Të inkurajoj të jesh e motivuar çdo ditë, për përmbushjen e detyrës fisnike që mban, pasi botëkuptimi, mirëqenia dhe vlerësimi yt, qëndrojnë jo vetëm në bërthamën e shoqërisë, por janë edhe parimet më të larta dhe më të pacënueshme të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është familja jote e madhe, në të cilën gjen barazi dhe vlerësim, cilësi këto që të japin mundësinë për promovim të vlerave dhe për ecuri në karrierë.