Policia e Shtetit dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it firmosin marrëveshje bashkëpunimi
Policia e Shtetit dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të bashkërenduar veprimet konkrete në parandalimin e devijimit dhe përdorimit të paligjshëm të produkteve dhe nënprodukteve të cannabis-it.
Marrëveshja synon mbështetje reciproke midis institucioneve për të garantuar përdorimin e ligjshëm të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale, sipas parashikimeve ligjore.
Kjo iniciativë vjen në kuadër të forcimit të mekanizmave të kontrollit dhe parandalimit të abuzimeve me produktet e cannabis-it, duke rritur bashkëpunimin ndërinstitucional për garantimin e sigurisë dhe zbatimin e ligjit.