Policia e shtetit: Asnjë problem me qendrat e votimit dhe materialet zgjedhore

“Asnjë problem nuk është konstatuar gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore,  si dhe gjatë procesit të dorëzimit të qendrave të votimit te komisonerët e QV-ve, mëngjesin e sotëm”, -ka njoftuar policia e shtetit.

Punonjësit e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të planëzuar me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe materialeve zgjedhore, nisën prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 14 maj 2023,  dorëzimin e qendrave të votimit sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbalet përkatëse të komisionit të votimit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.