Policia “blindon” zonën e Shkozetit, kontrollohet banesa e të fortit Visit të Pojës
- 17 May, 2024
Policia ka zbarkuar sot në Shkozet të Durrësit, për arrestimin e Ervis Doçit, një emër jo i panjohur në botën e krimit.
Doçi, një personazh i skeduar dhe nga operacioni Forca e Ligjit, njihet ndryshe si Visi i Pojës.
Siç shihet nga pamjet, furgonë policie ndodhen në hyrje të lagjes së Doçit, ndërsa po ushtrohen kontrolle në banesën tij.
Kujtojmë se sot me urdhër të SPAK është ndërmarrë një aksion në disa qytete të vendit, për arrestimin e ‘bosëve’ të krimit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ