Policia bën 112 vjeç, kreu i policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha nderon me certifikata 6 veteranë për shërbime të dalluara

Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ditën e sotme, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Fatmir Hoxha organizoi një ceremoni zyrtare në ambientet e DVP-së.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të agjencive ligjzbatuese, veteranë të Policisë, ish-pjesëtarë të uniformave blu ndërvite, familjarë të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës, drejtues dhe punonjës të DVP Elbasan .

Gjatë fjalës së tij, Hoxha shprehu mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit, elemente të cilat kanë qenë thelbësore për vendin, mirëqenien e qytetarëve dhe për prespektivën europiane të Shqipërisë. Gjithashtu, drejtuesi i policisë së Elbasanit garantoi mbështetjen e tij absolute për punonjësit e Policisë së qarkut Elbasan, në çdo betejë kundër krimit.

Gjatë ceremonisë, Drejtori i policisë së Elbasanit përcolli dhe mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me rastin e festës së Policisë. Mesazhi i Prodës, urimi dhe mbështetjeje, si dhe garanci se punonjësit e Policisë tashmë nuk janë vetëm në përballjet me krimin.

Më tej, gjatë ceremonisë festive, 6 punonjësve/veteranëve të Policisë së Elbasanit iu akorduan certifikata për shërbime të dalluara.