Policia bastis shtëpinë e ish-deputetit Jurgis Çyrbja, misteri i përgjuesit maskuar si paketë

Paralelisht me aksionin për arrestimin e Jurgis Çyrbja, forcat e policisë me urdhër të SPAK kanë bastisur shtëpinë e ish-deputetit.

Nga kontrolli i ushtruar është bërë e mundur sekuestrimi i disa objekteve që pritet të ndihmojnë prokurorinë në mbledhjen e të dhënave.

Mes atyre që bie në sy është një pajisje regjistrimi e ngjashme me një paketë. Nuk dihet se çfarë ka të akomuluar në atë pajisje dhe për çfarë përdorej nga ish-deputeti Çyrbja. Ky i fundit akuzohet për një sër veprash penale, teksa SPAK e akuzon për “tregëtim të sekreteve shtetërore”, “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

OBJEKTET E SEKUESTRUARA NE BANESEN E ÇYRBJA

– 5 telefona,
– një hard disk i jashtëm Verbatim
– një pajisje regjistrimi e “maskuar” si paketë
– 1100 euro
– dokumente pronësie.