Polici i mirë….


(shkrim i paautorizuar)

Po pija kafen e mbrëmjes tek Ekrem. Përballë, por fiks përballë syve kisha Genin, policin që mbase (mendoj unë) e njeh e gjithë Korça. E njohin për atë policin që bën mirë, bën shaka, buzëqesh. Një nënë afro 80 vjeç, me zor ecte, kishte nja 3-4 minuta që nuk kalonte dot anën e bulevardit. Unë e dija skenën që do vinte, se e njoh Genin. Ndalon qarkullimin, e kap për dore dhe e shoqëron në anën tjetër. Dola me vrap ta fotografoja (fshehur) por ishte vonë. I bëra dy foto fshehur dhe u futa në lokal. Tani po i shkruaj këto fjalët. Unë nuk kam qejf të lavdëroj e them fjalë të mira për drejtues madhorë policie por për këta të thjeshtët. Për këta që “rrahin” shiun, dëborën, diellin, fjalët, ofendimet e njerëzve e gjithçka tjetër.

Gjesti ishte minimalist, dhe patjetër nuk po ja shkruaj këto fjalë për të, më tepër sesa një vlerësim e përulje për policët e mirë, për policët që sakrifikojnë, për ata me pagën qesharake.

Sa për sqarim, Genin e kam shok, edhe po u mërzit që i bëra foto fshehur e rregulloj prap muhabetin

Check Also

Konsensus PD-PS, Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 106 vota …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *