Pogradeci nis sezonin me turistë të huaj! Austriakët mahniten nga mikpritja dhe ushqimi tradicional

Pogradeci dhe fshatrat turistik të Linit e Tushemishtit edhe këtë vit vijojnë të jenë të kërkuara nga turistët vendas e të huaj, për bukurinë që ofron kjo krahinë aq e për kulinarine e mikpritjen.

Historiani Ledjan Zeqollari Ka bërë me dije se për turistët vendas e ne veçanti për ata të huaj varret e Selces, Guri i Kamjes, Mali i Thatë si dhe Lini e Tushemishti mbeten më të kërkuarit.

Edhe për operatorët turistike, kuzhina tradicionale është me e kërkuara nga turistët e huaj.

Në ditën e çeljes se sezonit turistik, vizitorët e huaj janë të shumtë në qytetin liqenor. Dy prej tyre tregojnë se vijnë për herë të parë në Pogradec e se mikpritja por dhe kulinaria e çmimet bëjnë që ata të mendojnë rikthimin vitin tjetër.

“Ne jemi nga Austria, kemi ardhur për herë të parë në Pogradec. Një pamje fantastike, vend i mirë për të qëndruar, diell, ushqim fantastik, do rikthehemi përsëri.”

“Unë kisha dëgjuar për Pogradecin në internet, sa shumë dyqane e njerëz. Liqeni fantastik, plazh bëmë dhe u relaksuam. Çmimet ishin shumë të lira”

Investimet dhe paketat turistike kanë bërë diferencën në këto vitet e fundit dhe ajo që është më e rëndësishmja, gjatë këtyre viteve qyteti është vizituar nga gjithë moshat.

Edhe këtë vit operatorët turistike kanë rezervime të shumta me agjenci turistike të vendeve të BE.