Dhjetëra banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke kërcënuar se nuk do të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Shkak për këtë është bërë zhvendosja e procesit mësimor të fëmijëve nga ky fshat në fshatin Rremënj si pasojë e rikonstruksionit të shkollës aktuale
Prindërit thonë se zyra arsimore nuk ka vendosur transportin për fëmijët të cilët do të duhet të ecin për gati 1.8 kilometra në këmbë në një kohe kur jemi në dimër e procesi mësimor do të zhvillohet mbasdite.
Prindërit thonë se deri më tani nuk u është dhënë asnjë zgjidhje nga autoritetet. Ata shkojnë më tej se nuk do të lejojnë fëmijët të shkojnë në mesin ne qofte se nuk merret masa për transportin e tyre.
janë rreth 100 nxënës të arsimit 9 vjeçar të cilët zhvendosen nga shkolla e Geshtenjasit drejt Rremenjit, ku rrugën duhet ta përshkojnë në këmbë apo paguajnë vet
Te kontaktuar, drejtuesit e Zyrës Vendore Arsimore lidhur me këtë problematikë janë shprehur se ligji kërkon që se paku largësia të jetë 2 km për të vendosur në dispozicion mjet transporti për fëmijët, pavarësisht se kjo rrugë është e amortizuar me gropa e baltë