Pogradec/ Qytetarët denoncojnë: Mjekët e familjes nuk japin ilaçet e rekomanduara në qendrën shëndetsore

Qytetarët e Pogradecit denoncojnë rastet e abuzimit në Qendrën Shëndetësore ku përveç dyerve të mbyllura ka raste të kryerjes së veprës Penale “Neglizhenca në Trajtimin Mjeksor”.
Qytetarët denoncojnë se Mjeku i Familjes tjetërson listën me ilaçet e rekomanduara nga Mjeku Specialist.
Gazeta Pogradeci do të investigojë rastet dhe fton edhe autoritetet ligjore të ndjekin abuzimet.
Një rast konkret ka të bëjë me Mjeken e Familjes së lagjes nr.5 A.K
Kjo situatë vjen edhe si shkak i keqmenaxhimit të këtij institucioni jetik për shëndetin e qytetarëve.
Gazeta Pogradeci do t’i përcjellë abuzimet edhe ministres Albana Koçiu për një reagim në kohë dhe shmangien e rasteve me pasojë për qytetarin.