Bashkia e Pogradecit shprehet e angazhuar për të ndalur prerjen e paligjshme të pyjeve dhe goditjen e elementëve të cilët për arsye përfitimi dëmtojnë pyjet në zonën e Mokrës dhe Gorës.
Së fundmi ky institucion ka bërë një riorganizimi të punës duke krijuar Agjensine e Mbrojtjes së Territorit dhe ku një fokus i vecantë është vendosur tek parandalimi i prerjes së pyjeve.
Sipas Markel Hafesllari drejtues i kësaj agjensie vetem në këtë fillim viti janë ndaluar dhe sekuestruat tre mjete me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme si edhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme dru sterë.
Hafesllari bën me dije se kontrollet jovetëm do të jenë të përditshme kryesisht në rrugët të cilat janë më rrahuara nga kontrabandisët ashtu si bën edhe një apel për banorët e zonave që të njoftojnë për cdo mjet apo konstatim të prerjes së pyjeve.
Kledi Lufo inxhiner pyjor i cili së fundmi ka marrë përgjëgjësinë për sektorin e pyjeve në Pogradec u shpreh se është angazhuar maksimalisht për të mbrojtur pyjet dhe për të mos lejuar prerjen e tyre nga persona që shkatërrojnë gjithcka për arsye përfitimi. Lufo tha se do vijojë bashkpunimi edhe me policinë e shtetit për secilin rast.