Pogradec/ 23-vjeçari plagoset me thikë pas një konflikti, autori në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi N.A., 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S. Gjatë përplasjes, shtetasi N.A. është plagosur me një mjet prerës. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është paraqitur në Komisariatin e Policisë për të bërë kallëzim për ngjarjen.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S.S., i cili është larguar nga vendngjarja. Kontrollet intensive për gjetjen e tij po vijojnë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e konfliktit.