Po udhëtonte drejt Italisë/ Kishte fshehur 74 kg kokainë mes ngarkesës me detergjentë, shqiptari dënohet me katër vite burg në Francë

Një shqiptar është dënuar me katër vite burg dhe ndalim në territorin francez për 10 vjet. Bëhet me dije se shqiptari kishte fshehur mes ngarkesës me detergjentë 74 kg kokainë.

Doganierët u pozicionuan në portën e madhe të tarifave të Perthus, në autostradën A9 drejt Francës. Ata kryen kontroll rrugor në një mjet mallrash të rëndë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se mjeti ishet i regjistruar në Itali dhe drejtues ishte një shtetas shqiptar, i cili po udhëtonte drejt Italisë. Siç raportohet gjysmë-rimorkio përmbante një ngarkesë me detergjent rrobash. Pas kontrolleve rezultoi se në këtë makinë kishte 74 kg kokainë, ngarkesë e cila nëse dilte në treg kapte vlerën e 2.9 mln eurove.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *