‘Po ua shisni Shqipërinë 5 oligarkëve?’ Rama: Nuk janë 5, por qindra investitorë! Të tjerët flasin, në punojmë në shumë fronte
Gjatë fjalës së tij nga Asambleja e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama foli për sektorin e Turizmit.
Ai theksoi se PS nuk shet asnjë pronë shtetërore dhe se nuk mazhoranca nuk është e interesuar të bëjë pazar për veten.
“Atyre që thonë ‘po shisni pasuritë e atdheut te 5 oligarkë, Sazanin tek të huajt’, u them jo. Në Shqipëri nuk janë 5 por qindra investitorë, pa llogaritur të tjerë që po ngrenë struktura hotelieri dhe të tjerë që mezi presin që ne tu lehtësojmë rrugën në zonat malore për të marrë titujt e pronave. Numri i pronarëve shqiptarë që kanë përfituar dhe përfitojnë është dhjetëra mijëra. Ne nuk do shesim as Sazanin dhe asnjë vend tjetër. Tjetër kush i nxori tokat e shtetit me 1 euro dhe nuk erdhi asnjë i marrë dhe që bëhet lajmë në botë vetëm për keq. Sot Shqipëria në të gjitha vendet e botës është për lajm të mirë.
Për Sazanin nuk është kërkesa e parë dhe as e fundit. Na janë ofruar projekt ide dhe i kemi refuzuar pasi nuk jemi të interesuar të bëjmë pazar për veten. Jemi të qartë se çfarë vlerash do i lejmë trashëgim brezave. Bukuritë e Shqipërisë të kthehen në burim rritje ekonomike dhe krenarie për Shqipërinë. Ndërkohë që të tjerët flasin ne duhet të punojmë paralelisht në shumë fronte.”, tha Rama.