Po trafikonin 10 pistoleta për t’i shitur në Sarandë, arrestohen 2 të rinj

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock Out 7” janë vënë në pranga 2 të rinj, të cilët janë kapur në flagrancë teksa transportonin 10 armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në Sarandë. Konkretisht, në pranga kanë rënë 24-vjeçari me iniciale M.C. dhe 23-vjeçari me iniciale K.O., të dy banues në Këlcyrë.

Pas lokalizimit dhe prangosjes së këtyre shtetasve në aksin rrugor “Sarandë-Skërficë”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. C. dhe pasagjer shtetasin K. O. (i cili rezulton edhe i punësuar në stacionin zjarrfikës Këlcyrë), sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock” dhe 150 fishekë luftarak.

Së bashku me armët dhe municionin luftarak, shërbimet sekuestruan një shumë prej 250 eurosh si dhe automjetin tip Nissan”, njofton policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Check Also

Presidenti Bajram Begaj uron Donald Trump: Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar përmes rrjetit sociale “X”, zgjedhjen e Donald Trump …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *