“Po thotë marrëzira!” Trump “shpërthen” ndaj Putinit: Sanksione të reja ndaj Moskës dhe…

shpër ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e akuzuar për qëndrime të papranueshme lidhur me luftën në Ukrainë. Gjatë një takimi me kabinetin qeveritar në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Putini “po thotë shumë marrëzira” dhe se SHBA po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës.

“Nuk jam aspak i kënaqur me sjelljen e presidentit rus. Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund. Putini na hedh shumë marrëzira”, u shpreh Trump me tone të ashpra.

Presidenti shtoi se po shton presionin mbi Rusinë, por edhe po rindërton kapacitetin ushtarak të SHBA, duke njoftuar rritjen e prodhimit të armëve dhe përshpejtimin e kontratave ushtarake:

“Do të forcojmë kontraktorët për t’i prodhuar më shpejt”, theksoi ai.

Trump deklaroi gjithashtu se është në bisedime me qeveri të huaja për mbështetje shtesë ushtarake, duke përmendur Korenë e Jugut si një ndër vendet që “duhet të paguajë për mbrojtjen e saj ushtarake”.

Përplasja me BE-në për tarifat

Në të njëjtin takim, Trump konfirmoi se SHBA do të nisë zbatimin e tarifave ndaj Bashkimit Europian nga 1 gushti, duke i quajtur ato “të ulëta dhe të drejta”. Ai deklaroi se brenda dy ditësh do t’i dërgojë një letër zyrtare BE-së për të komunikuar nivelet e reja tarifore mbi eksportet europiane.

“BE po tregohet më e sjellshme me ne kohët e fundit, por s’do të thotë se do të tolerojmë më tej pabarazitë tregtare”, tha ai.

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj kreut të Rezervës Federale

Trump nuk kurseu kritikat as ndaj Jerome Powell, kreut të Rezervës Federale të SHBA. Duke e akuzuar për dështime në politikat monetare dhe menaxhimin e normave të interesit, Trump kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij.

“Powell ka dështuar në çdo drejtim. Është koha të largohet,” u shpreh presidenti, duke e bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga presioni mbi institucionet ekonomike të vendit.