“Po të ruaj reputacionin” – Selvije Jao thumbon pas deklaratës së Shpat Kasapit për ndarjen

Prej kohësh në rrjet qarkullojnë aludime për një ndarje mes këngëtarit Shpat Kasapi dhe bashkëshortes së tij, influenceres Selvije Jao. Thashethemet u nxitën kur Selvija njoftoi largimin nga Tirana me djalin e tyre, pa përmendur asnjëherë Shpatin.


Megjithatë, Kasapi i hodhi poshtë publikisht këto zëra, duke theksuar se nuk janë ndarë dhe se gjithçka është brenda normales për një çift. “Si çdo çift kemi zënkat tona, por nuk jemi ndarë,” tha ai në “Kosova Live”.

Por deklarata e tij u pasua nga një postim thumbues i Selvijes në rrjet:

“Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?”

Pavarësisht se çifti nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale, marrëdhënia e tyre mbetet e paqartë. Të dy janë shpërngulur prej më shumë se një viti nga Shkupi në Tiranë për jetesë dhe projekte të reja.

Selvija ka rrëfyer më parë një histori të vështirë shtatzënie, ku humbi njërin nga binjakët që priste dhe ka pasur pasoja serioze në shëndet. Ajo ka deklaruar se nuk guxon të sjellë më një fëmijë në jetë, ndaj është përkushtuar plotësisht djalit të tyre, Roelit.