“Po të flas si motër, mu bë qejfi për ty dhe më shumë kur ta fitosh” , Rozana Radi publikon mesazhet me Olta Gixharin

Rozana Radi ka publikuar mesazhet mbështetëse të mbërritura nga Olta Gixhari para hyrjes në BBVA4.

Diçka e nxitur edhe nga debatet e vazhdueshme mes këngëtares dhe motrës së aktores, Gertës e cila është pjesë e shtëpisë.

“Po të flas si motër, po t’i bëj ç’të duash. Sa e bukur kjo po të flas si motër. Meqë ra fjala, më duket se ke edhe motrën time aty. Ajo s’ma ka thënë por unë i kam marr vesh gjërat sigurisht” është mesazhi zanor i Olta Gixharit.

Ndërkaq, mes dy vajzave ka pasur edhe mesazhe në platformën “Whatsapp”.