Po shkëlqen në sezonin e parë me skuadrën, mbrojtësi shqiptar zgjidhet më i miri te ekipit hungarez
- 5 December, 2024
Albion Marku është zgjedhur futbollisti më i mirë i skuadrës së Gyor. Lojtari shqiptar fitoi garën me shokët e ekipit, duke marrë shumicën e votave të tifozëve.
“Ne dëshirojmë t’ju përgëzojmë në emër të Klubit, Albion Markun, i cili në bazë të votave të tifozëve fitoi titullin “Lojtari i muajit nëntor” shkruhet në shënimin e klubit.
Mbrojtësi firmosi këtë sezon me klubin hungarez, duke u shndërruar në një lojtar kyç për skuadrën e Gyor. Në 12 ndeshje në kampionat, 24-vjeçari ka dhuruar 2 asiste.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ