Po mendoni për pushime në Portugali? Lisbona vjen shumë afër Shqipërisë

Jeni gati për pushime në Lisbonë? Me plazhet e Atlantikut, rrugicat historike dhe ushqimin e mrekullueshëm portugez, kryeqyteti i Portugalisë është tani vetëm disa orë larg nga Tirana.

Shqipëria dhe Portugalia janë tani më pranë se kurrë, falë linjës së re ajrore që lidh kryeqytetin shqiptar me Lisbonën. Kompania ajrore EasyJet ka nisur zyrtarisht fluturimet direkte nga Lisbona drejt Tiranës, me mbërritjen e fluturimit të parë që u prit sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Kjo linjë e re do të operohet dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, duke krijuar një mundësi të re për udhëtarët shqiptarë dhe portugezë për të eksploruar njëri-tjetrin më lehtë, si dhe për të forcuar lidhjet turistike, kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.