Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka ndërprerë fjalimin e tij dhe është larguar me nxitim nga foltorja e Kuvendit.
Siç raportojnë mediat greke arsyeja e largimit të Mitsotakis nga Kuvendi ishte shëndetësore, pasi ai vuan nga një problem nga kurrizi.
Gjatë fjalës së tij gjatë diskutimit pë projektligjin e Ministrisë së Punës për pagën minimale, Mitsotakis ndjeu siklet në bel dhe u largua.
“Zoti Mitsotakis ndjeu një dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të shpinës. Kryeministri është mirë, po pushon pas këtij episodi”, tha kryetari i Kuvendit lidhur me largimin e papritur të zotit Mitsotakis.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ