Pas paraqitjes në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur para mediave për çështjet e saj me drejtësinë.
Kryemadhi theksoi se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe shtoi se aktualisht po merr “zanatin e avokatit”, duke përmendur edhe një tjetër çështje për sekuestrimin e shtëpisë së saj. Ajo u shpreh se ka kërkuar njohjen me fashikujt, por nuk ka marrë përgjigje ende.
Në lidhje me deklaratën e Sali Berishës për shkrirjen e SPAK pas 11 majit, Kryemadhi tha se nëse do të thotë se duhet shkrirë, do të mendonin se është për problemet e tij, por shtoi se çdo instrument ligjor duhet të jetë i barabartë dhe jo selektiv. Sipas saj, SPAK ka dështuar në misionin e tij, pasi është kthyer në vegël shantazhimi ndaj opozitës dhe nuk ka luftuar për drejtësinë, por për luftë politike.