Po luante në ballkon me një tampon shkume të ndezur, 10-vjeçari në Korçë i vë flakën padashje makinës poshtë shtëpisë
27 April, 2025
Një i mitur ka djegur aksidentalisht një automjet në Korçë.
Sipas policisë, një 10-vjeçar, duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet.
Ky i fundit si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.