Një i mitur 11-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në Tiranë pasditen e sotme.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8,ku një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin.
Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ