Po largohej nga Shqipëria me drogë me vete, kapet në Rinas 25-vjeçarja belge

Një 25-vjeçare belge është arrestur nga Policia Kufitare në Rinas, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të largohej nga Shqipëria me një sasi lënde narkotike të dyshuar amphetamine.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

PKK Rinas

U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, me një sasi Amphetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të imtësishëm në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, krahas punës për menaxhimin e fluksit në këtë PKK, arrestuan në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, shtetasen belge K. D., 25 vjeçe.

Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.