Po ktheheshin nga plazhi, përplasen nga makina dy të mitur në Vlorë


Po tentonin të kalonin rrugën dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, janë aksidentuar sot në vijat e bardha në Lungomaren e Vlorës.

Policia bën me dije se ata janë aksidentuar nga një shofer 75-vjeçar, banues në Maqedoni.

Fëmijët për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.