Kryenin punime pa leje në “Kodrën e Diellit”, arrestohen inxhinieri dhe punëtori, pronari …
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në flagrancë pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje në zonën e “Kodrës së Diellit”, në kryeqytet.
Bëhet fjalë për shtetasit N. V., 37 vjeç inxhinier ndërtimi dhe A. D., 28 vjeç punonjës, të
cilët po punonin për ndërtimin e një objekti të ri pas një banese ekzistuese, pa dokumentacionin përkatës ligjor.
Ndërsa është shpallur në kërkim edhe pronari i objektit, shtetasi S. I., 37 vjeç, në emër të të cilit po kryheshin punimet. Ndërkohë, ndaj babait të tij, B. I., ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi po mbikëqyrte punimet e paligjshme në terren.
Njoftimi:
Tiranë
U kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, arrestohen 2 shtetas.
Shpallet në kërkim 37-vjeçari, për llogari të të cilit po ndërtohej objekti, pa leje.
Procedohet penalisht babai i tij, i cili ndiqte punimet.
Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, po kryheshin punime pa leje, për ndërtimin e një objekti të ri.
Për këtë rast:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës;
-u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., 37 vjeç;
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 37-vjeçarit, shtetasin B. I., i cili ndiqte punimet.
Vijon puna për kapjen e shtetasit S. I..
Gjithashtu, vijojnë kontrollet për konstatimin e rasteve të ndërtimeve dhe zënies së hapësirave publike, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.