Po konsumonin alkool në lokal, konfliktohen me njëri-tjetrin, plagoset me thikë 60-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët” pranë gjimnazit “Partizani”.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri 60-vjeçar me iniciale A.D. është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, autori i dyshuar, 40-vjeçari me iniciale E.Xh., është arrestuar nga policia. Ai është person me precedent të mëparshëm penal.

Të dy kanë qenë në një lokal në të njëjtën tavolinë duke konsumuar alkool kur ndodhi sherri me pasojë plagosjen.Shkaqet e konfliktit po hetohen nga policia.

Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.

60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Check Also

PD kallëzon në SPAK Spiropalin, Hoxhën dhe Drejtorin e Policisë: Persona të armatosur kanosën deputetët

Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *