Po hidhej me parashutë, 59 vjeçari nga Zvicra aksidentohet në Gjirokastër

Një 59-vjeçar nga Zvicra është aksidentuar pasi është hedhur me parashutë në fshatin Tërbuq në Gjirokastër.

Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pasditen e djeshme, në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, shtetasi M. M., 59 vjeç, banues në Zvicër, është dëmtuar gjatë hedhjes me parashutë. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Pas bllokimit të 7 turistëve në kanionet e Langaricës në Përmet, kjo është ngjarja e dytë që raportohet gjatë ditës së sotme.