Po flitet edhe në Afrikën e Jugut! Shqipëria, perla europiane e turizmit

Revista e njohur e udhëtimeve “Getaway Magazine” e cilëson Shqipërinë destinacion sekret të Mesdheut në një artikull të saj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale artikullin e gazetares Lee-Ann Steyn të botuar në këtë revistë.

“Shqipëria, perla europiane e turizmit për të cilën po flitet edhe në Afrikën e Jugut. “Gateway Magazine” promovon Shqipërinë si sekretin mesdhetar të mikpritjes së ngrohtë dhe peizazheve përrallore të majave që bashkohen me detin dhe qyteteve të skalitura në gur”, shkruan Rama.