‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon 10 vite burg për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjinin, 7 vite për Elvis Koçin
SPAK ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. Gjyq që u bë me procedurë të shkurtuar e ku SPAK kërkoi për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjini nga 10 vite burg, ndërsa për Elvis Koçin 7 vite.
Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penele. Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva dhe Besjan Xhixho.
Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars të 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke zbardhur disa prej ngjarjeve më të bujshme në vend.