Plumba lokalit të Mond Vogës, ish-shoferit të Arjan Ndojt

Fushë- Kruja është tronditur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30  në një lokal hotel në fshatin Halilaj.

Burime bëjnë me dije se shinjestër ka qenë lokali në pronësi të Mond Vogës. Ndërsa ky i fundit ka qënë duke fjetur aty bashkë me familjen ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të lokalit. Në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja ndërsa raportohen dëme të shumta materiale.

Gjithashtu bëhet me dije se Voga ishte shoferi i Arian Ndojt,tashmë depudet i PD, iu bë atentat disa vite më parë kur ishte prokuror.

Nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes ndërsa policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorit/rëve.